Lidhi energjinë në fabrikën e kultivimit të drogës, hetohet i lirë elektricisti. Godina harxhonte 55 mijë lekë në ditë energji

Mar 28, 2015 | 9:14
SHPËRNDAJE

SARANDE/ Nje punonjes i OSHEE në Sarande po hetohet ne gjendje te lire pasi kishte lidhur energjine elektrike ne menyre te paligjshme ne nje godine ne te cilen kultivohej droge.

Policia e Sarandës

Ngjarja eshte zbuluar nga policia, e cila ben me dije se ne hetim eshte vene shtetasi R.I, 43-vjec. Sipas hetimeve mesohet se fabrika e kultivimit te droges ishte ne fshatin Xarre.

“Godina vidhte 550.000 lek te vjetra energji ne dite duke perdorur 1000 llampa, ventilatore, aspiratore e kondicionere”- njofton policia. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura