Lidhet e dhunohet nga maskat burri në Ksamil, i vidhet vila që jep me qira gjatë verës

Jan 12, 2018 | 19:06
SHPËRNDAJE

Tre persona te armatosur kane kryer një grabitje me dhune ne nje banese në Ksamil. Ka qene vete pronari i baneses qe perdoret si shtepi pushimi gjate veres qe ka njoftuar forcat e rendit, per dhunen qe i eshte ushtruar nga grabitesit.

Plazhi i Ksamilit
Plazhi i Ksamilit

Të maskuarit kanë hyrë në banesë, kanë lidhur personin me inicialet P. L., dhe më pas e kanë dhunuar.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura