Lidhën në karrige noterin dhe i vodhën 20 milionë lekë, policia gjen kallashnikovin e përdorur nga dy grabitësit

Oct 27, 2021 | 10:43
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës ka mundur të gjejë armën e zjarrit me të cilën grabitësit nën ushtrimin e dhunës dhe kërcënimit mundën t’i merrnin një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra noterit Thoma Kaçi.

Arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë. Shpresohet që nga ekzaminimi mund të identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Materialet shtesë iu dërguan prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Sarandë/Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, ku persona të paidentifikuar dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit T. K.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit T. K. dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

kallashnikovi

Si ndodhi grabitja

Grabitës të armatosur me armë kallashnikovë dhe të maskuar kanë terrorizuar familjen e një noteri në qytetin e Sarandës, duke marrë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetër. Ngjarja ndodhi
Ngjarja ndodhi mëngjesin e datws 20 tetor, në apartamentin e noterit Thoma Kaçi, në Lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se dy personat e maskuar kanë lidhur familjarët e 63-vjeçarit dhe kanë marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije gjithashtu se grabitësit i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, ndoshta duke menduar se ai zotëronte një shumë të tillë në banesë. Por 63-vjeçari u ka dhënë atyre 20 milionë lekë të vjetër. Pasi kanë marrë paratë, grabitësit kanë marrë edhe çelësat e automjeteve të noterit, atë të llojit “Range Rover” dhe “Mercedes Benz” dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët. Mbetet mister fakti pse grabitësit morën çelësat e automjeteve dhe u arratisën pa i marrë ato. “Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë ka telefonuar shtetasi T. K., banues në Lagjen nr. 4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, bëri me dije Drejtoria e Policisë Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura