Lideri serb i ekzekutuar sot parashikoi vrasje politikanësh në Kosovë: Mafia do të godasë…

Jan 16, 2018 | 11:49
SHPËRNDAJE

Lideri i vrarë i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç kohët e fundit ishte mysafir në “TV Sabac”, foli për situatën në Kosovë dhe vuri në dukje ekzistencën e një “mafie që është e gatshme për të vrarë politikanë”.

Në atë intervistë, ai kujtoi vrasjen e zyrtarit të Partisë së Pavarur Liberale, Dimitrije Janicijeviç, rast i cili kurrë nuk ishte hetuar, raporton portali serb “Pravda”, transmeton ‘Zëri.info’.

ivanovic

“Në qoftë se fillojnë t’i vrasin politikanët, dhe ka ndodhur në jug të Italisë 50 vjet më parë nga mafia, rezulton se ne mafien dhe këtë recetë e kemi atje poshtë (në Kosovë)”, tha Ivanoviç.

Ivanovic në emision e kritikon “Listën Serbe” dhe Aleksandar Vuciçin, flet për marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkësinë e Komunave serbe që ende nuk është formuar.

Ai tha se Vuciç propozoi që serbët në mënyrë të njëanshme të formojnë Bashkësinë e Komunave serbe, sepse shqiptarët refuzuan për të zbatuar atë pjesë të marrëveshjes së Brukselit, por që u pasua nga një sulm politik ndaj tij.

Ivanoviç pastaj tha se Vuçiç nuk kishte kurajo të hynte në “luftë” me BE-në, e cila është një palë e tretë në marrëveshjen e Brukselit./Zëri/

Atentati/ Ivanoviç kishte paralajmëruar rrezikun, foli për frikë dhe akuzoi…

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanovic, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë. Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.

ivanovic

Madje, Ivanovic kishte deklaruar se “serbët më shumë po frikësohen nga vetë serbët, se nga shqiptarët”.

“Ne kemi një situatë që njerëzit serbë po përpiqen të ngrenë zëra të frikës, dhe ne po punojmë që ta parandalojmë këtë. Ky nuk është një proces normal zgjedhor”, tha ne ate kohe Ivanovic për Danas.

“Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, dhe prodhon pasoja ekstreme”, kishte thënë ai.

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut beson se KFOR-i dhe EULEX-i do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm, që do të bëhej në përkrahje të Listës Serbe.

“Publiku po krijon një perceptim të pabazuar për Listën Serbe, e cila fokusohet vetëm te presioni dhe dinakëria”, tha ai.

“Kjo është diçka që me herët nuk e kemi parë. Serbët po frikohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët në vitin 1999, 2004 dhe 2008”, deklaroi Oliver Ivanovic ne ate kohe.

Ai në garën për Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e kaluara, ka qenë përballë Goran Rakiqit të Listës Serbe. / Express

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura