Lideri i serbëve të Bosnjës takon në Moskë Putinin, Milorad Dodik përkrahës i fuqishëm i kreut të Kremlinit

Sep 20, 2022 | 19:23
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur sot në Moskë anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

dodik

Lideri i serbëve të Bosnjës, i njohur për qëndrimet e tij pro-Rusi është nën sanksione të SHBA-së që nga janari, pasi administrata e Joe Bidenit e akuzon atë për “aktivitete korruptive” që rrezikojnë destabilizimin e rajonit.

Dodik i ka quajtur akuzat si “gënjeshtra monstruoze”.

Mediat në Bosnjë thonë se Dodik është në mesin e politikanëve në dhjetëra shtete të cilët që nga viti 2014 janë paguar nga Rusia në shkëmbim të shtrirjes së ndikimit pro-Kremlin.

Sipas dokumenteve të inteligjencës amerikane, Rusia ka shpenzuar afro 300 milionë dollarë për fushata të tilla, raporton Koha.net ne Kosove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura