Lideri i opozitës në Indi dënohet me 2 vite burg

Mar 23, 2023 | 9:38
SHPËRNDAJE

 

Lideri i opozitës në Indi, Rahul Gandhi është dënuar me 2 vjet burg për shpifje.

Rahul Gandhi

Gandhi u dënua nga gjykata për shkak të disa komenteve që ai bëri në vitin 2019 gjatë një mitingu zgjedhor në lidhje me mbiemrin e kryeministrit Narendra Modi.

Ai është lënë i lirë me kush për 30 ditë dhe mund të apelojë dënimin e tij.

Deputeti i partisë së Kongresit ishte i pranishëm në gjykatë në momentin kur u dha dënimi ndaj tij, i cili vjen një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjatë një tubimi në shtetin Karnataka në prill 2019, përpara zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Gandhi u shpreh: “Pse të gjithë hajdutët e kanë mbiemrin Modi? Nirav Modi, Lalit Modi, Narendra Modi”.

Nirav Modi është një biznesmen diamantesh në Indi i arratisur, ndërsa Lalit Modi është një ish-shefi i Premier League në Indi, i cili është përjashtuar përgjithmonë nga bordi.

Partia e Kongresit njoftoi në Twitter se zoi Gandhi do të apelojë vendimin dhe ” do të luftojmë e fitojmë”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura