Liderët e BE-së në samitin e parë pas votimit për Brexit

Jun 28, 2016 | 9:22
SHPËRNDAJE

Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel, ne samitin e tyre të parë, qe kur Britania votoi për largim nga BE-ja.

1

Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, në një deklaratë të përbashkët, thanë se Evropa është e “bashkuar”.

Ata kanë thënë se nuk do të ketë negociata joformale me Britaninë për raportet e ardhshme të saj me BE-në, derisa të aktivizohet kapitulli 50 i Marrëveshjes së Lisbonës, për fillimin formal të procedurës së largimit.

Kryeministri britanik në largim, David Cameron, disa herë ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë derisa të emërohet pasardhësi i tij, me gjasë në muajin shtator.

Zoti Cameron do të takohet sot me 27 liderët e tjerë të BE-së, por ditën e dytë të samitit, liderët do ta vazhdojnë samitin pa pjesëmarrjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura