Libri poetik i Rudolf Markut, ‘’Rrathë të brendashkruar” botohet në Greqi

Feb 20, 2023 | 20:16
SHPËRNDAJE

Libri poetik i Rudolf Markut, ‘’Rrathë të brendashkruar”, botuar së pari nga Shtëpia Botuese ‘Onufri,  Tiranë, në vitin 2020, botohet këto ditë në Athinë, Greqi, prej Shtëpisë Botuese prestigjioze të vendit fqinj, Vakxikon Publishing House, një Shtëpi botuese që ka publikuar më parë autorë si Elitis, Kavafis, Seferis, Pablo Neruda e shumë emëra të tjerë të majave të poezisë greke dhe botërore. 

rudop

U kujtojmë lexuesve se po ky libër poetik i Rudolf Markut pat qënë botuar në vitin 2021 dhe  në Texas, Dallas, prej Mundus Artium Press, me një tirazh mbi 5000 kopje, dhe ka patur revieë të suksesshme  e tepër favorizuese nga kritika amerikane.

Libri është botuar bilingual, greqisht-shqip, dhe është përkthyer nga Petros Çerkezis, i krahasuar dhe me variantin anglisht të poezive.

Më poshtë poshtë po sjellim dy Book Revieë të shtypit grek në lidhje me botimin e Rudolf Markut në Greqisht.

Poezia e Rudolf Markut êshtë Arti më i shenjtëruar, êshtë një religjion që nuk posedon Tempuj, dhe është gjeometri e asaj që nuk spjegohet,  është himn i udhetimi të  Argonautëve modern drejt rrugês së pafundesisëë, por janê  dhe endjet  e brendshme të shpirtit ,  dhe Himni i Natyres qê mbart të Bukurën  dhe Përjetēsinë.

Që të shkelësh në Tokë (me siguri), njera këmbë duhet të qëndrojë jashtë saj, na thotë Nobelisti ynë Odysseas Elytis. Por këmbën tjetër, në çdo tokë që ai shkel, në atë të Londres a të Ballkanit, Rudolf Markut ia ka rrëmbyer  Universi, Gjithësia.

 Ekziston një muzikë  e brendshme gjithë harmoni, e lirë nga dogmat, me guximin kokëkrisur të lakuriqsisë, me guximin e goditjeve vertikale, me qendisjet e Fjalës.

Në pêrmbledhjen ‘Rrathë tê Brendashkruar’ ka poezi që klithin, që ulurijnë, që  tê terheqin me forcë, qê të bejnë tê qash, dhe poezi të tjera, qê pajtojnë Lashtësinë  me të Ardhmen dhe gjithashtu  Njeriun me Fatin e vet, poezi qê na prekin, na magjepsin, që na bëjnë tê buzêqeshim ose na trishtojnë, sepse Tirana ‘ nuk êshtë më qytet ku ke dêshirë të jetosh’- siç thuhet në një parafrazim të poetit anglez John Betjeman.

Dhe vetë poeti thotë: 

Pa e ditur se shiu bie prej vitesh më parë,

Tridhjet’ e ca vite, me rrebesh dhe furtunê,

Tridhjet’ vite që njerezit nuk ngren sytë nga yjet,

Tridhjet’ vite që njerëzit  janë më t’vetmuar se kurrë!

Ndërsa një javë më parë se të botohej libri, poeti, kritiku dhe botuesit Nestoras Poullaikos pat shkruar kështu në një artikull që parajamëronte botimin së shpejti të poezive të Rudolf Markut në Greqi:

Rrathë  të Brendashkruar:   -poezia e Markut, është muzika e shpirtit të tij. Buron spontanisht dhe është e menjëhershme.  Kjo poezi ka teknikë teper shqiptuese dhe shkruhet si frymë; për këtë arsye shpaloset në letêr,  dhe jo në mekanizma qe nuk kanë shpirt. Marku adhuron të bukuren dhe hyn në të përmes fjales plot hir, gjen çelsin e duhur që të hap porten mistike, jo vetëm të subjektit cilësor, por edhe të detajit krijues që është i lidhur dhe e ndërtrupëzuar me metaforen dhe simboliken. Peisazhet e tij janë të pafundme;- është gjeografia globale, është tërë universi…Arkitektura e vepres së tij është e projektuar nga dëshirat e njeriut modern. Kombinon të verteten me të bukuren, fantazinë me të verteten…Poeti i çargjë fjalêt plot e perplot me emocion, duke kombinuar elementët historikë me përditshmërinē, për te arritur meteforikisht shprehjen e njeriut modern!

rud

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura