Librazhdi në errësirë, OSHEE/ Stuhia ka dëmtuar rrjetin shpërndarës të energjisë

Nov 12, 2019 | 18:57
SHPËRNDAJE

Moti i keq me shi e erë të fortë, ka sjellë probleme në rrjetin shpërndarës të energjisë në vend, ku, sipas OSHEE, janë shkatërruar një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrike dhe disa km përcjellës të rrjetit.

Situata më problematike paraqitet në rrethin e Librazhdit, ku si pasojë e erërave të forta janë thyer disa pemë, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

44f91d50-c7b2-4515-a43b-5dff6ee670ce

Nga rrëzimi i pemëve janë këputur gjithashtu edhe mjaft përcjellës, ndërsa është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas, që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e dëmeve.

53825bbf-fee9-42df-9893-edde89faf2ed 5d7f52ad-6108-40df-8418-48b3eae45b53 e7ca0080-bd7a-4054-9ab8-688bad604573 a83a0e65-8792-49d3-84c3-ce1a69974222-1 5311d601-3ba1-4aa1-93aa-8c3d1bddfb89-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura