LIBRA mbush 1 vjeç, Blushi bën premtimin para mbështetësve: Misioni ynë vazhdon edhe jashtë Parlamentit

Nov 1, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

Rikthehet pas 4 muajsh Ben Blushi, ku mban fjalim për 1 vjetorin e themelimit të partisë LIBRA.

ben-blushi-deputet-libra1

Blushi në fjalimin e tij përpara mbështetësve të kësaj partie ka vënë theksin te misioni i saj edhe pse është jashtë parlamentit.

“Misioni i LIBRA-s vazhdon”, ka qenë ky pohimi i kreut të LIBRA-s.

Në krijim e kësaj partie ideja e Blushit u mbështet dhe nga ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi. Pavarësisht punës së realizuar për një vit LIBRA në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit nuk mundi të siguronte asnjë deputet për përfaqësim në parlament duke lënë në këtë mënyrë dhe vetë Ben Blushin jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura