Liam Hemsworth drejt altarit me modelen australiane, por Miley Cyrus i bën ish-bashkëshortit këtë dedikim romantik

May 13, 2021 | 11:11
SHPËRNDAJE

Miley Cyrus publikoi katër vite më parë këngën “Malibu”, gjatë kohës që ishte në një lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

miley cyrus (2)

Me rastin e përvjetorit të këngës, 28-vjeçarja shkroi në Instagram se kjo baladë ishte bërë për një vend dhe person që në atë kohë e donte shumë, shkruan “Daily Mail”.

miley cyrus (4)

Marrëdhënia mes ish-çiftit ka pasur shumë ulje-ngritje, përfshirë propozimin, fejesën dhe martesën e cila zgjati vetëm disa muaj dhe më pas dyshja u nda në 2019.

miley cyrus (6)

Sot është përvjetori i 4-t i ‘Malibu’. Një këngë për një vend dhe një njeri që asokohe i kam dashur shumë…Ajo dashuri ishte reciproke dhe shkonte përtej asaj çfarë unë mund të përshkruaj këtu me lirinë time.

miley cyrus (1)

E humba atë shtëpi bashkë me shumë të tjera në 2018-ën”, shkroi Miley në një postim ku publikoi një video nga studioja.

miley cyrus (3)

Këngëtarja humbi shtëpinë që kishte me ish-bashkëshortin në Kaliforni në vitin 2018, për shkak të një zjarri.

miley cyrus (5)

Megjithatë, duket se Liam e ka hedhur të kaluarën pas krahëve dhe tashmë po mendon të martohet me modelen australiane, Gabriella Brooks.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura