Lezhë, urdhërohet hetimi i të gjithë pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Prokuroria pritet që në ditët në vijim të…

Dec 6, 2019 | 21:08
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Lezhës ka nisur verifikimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

palla

Sipas burimeve, drejtuesi i prokurorisë së Lezhës Milan Laska i ka kërkuar policisë së këtij qarku, që të verifikojë në terren të gjitha ndërtesat që kanë pësuar dëmtime serioze, dhe këto dëme të referohen në prokurorinë e rrethit, shoqëruar edhe me tabelat fotografike të dëmtimeve dhe dokumentacionin përkatës të objektit.

Po ashtu prokuroria fton të gjithë qytetaret që denoncojnë rastet ku objektet kane pësuar dëmtime për shkak të abuzimeve në ndërtim. Në Lezhë janë shpallur në banueshëm disa pallate të ndërtuara para vitit 1990, ku ne disa raste rezulton se dëmtimet kane ardhur nga shtesat e ndryshme që janë bërë në këto objekte.

Deri në këtë fazë, prokuroria e Lezhës është në periudhën e verifikimit të ndërtesave të dëmtuara, por pritet që në ditët në vijim, të regjistrojë një procedim penale për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në qarkun e Lezhës janë 51 pallate të pabanueshme. Shumica prej tyre janë godina të ndërtuara para viteve 90, por dëmtimeve nuk i kanë shpëtuar as pallatet e reja të ndërtuara gjatë 10 viteve të fundit. Sipas burimeve hetimet do të përqendrohen edhe në këto objekte shumëkatëshe për të parë mënyrën e ndërtimet, duke nisur që nga leja dhe zbatimi i projektit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura