Lezhë/ Dy vëllezër dhunuan vjehrrin e motrës, shkuan për të marrë kallashnikovin por…! Policia arreston dy të rinjtë dhe të atin (Emrat)

Oct 16, 2021 | 16:25
SHPËRNDAJE

Tre persona, babai dhe dy fëmijët e tij janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë përfshirë në një konflikt me vjehrrin e motrës së tyre.

kallashnikovi

Uniformat blu njoftojnë se dy vëllezërit Elton dhe Ardit  Keçani kanë ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre për motive të dobëta.

Ata tentuan të merrnin dhe një armë zjarri që kishin në banesën e të atit, por falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur arrestimi i tyre dhe është ndaluar përshkallëzimi i konfliktit.

Më pas efektivët kryen kontroll në banesën e të atit të dy vëllezërve ku gjetën një armë kallashnikov dhe 90 fishekë.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe babai, 57-vjeçari Lazër Keçani.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit. Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura