Breshëri automatiku godinës së komunës Blinisht, 9 goditje me predha fisheku. Dje u arrestua kryetari, pasi goditi efektivët e policisë

May 30, 2015 | 18:00
SHPËRNDAJE

Breshëri automatiku drejt godinës së komunës Blinisht të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjsit të sotëm, e për fat nuk ka pasur të lënduar.

Policia bën me dije se të shtënat janë regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. “Nga plumbat nuk ka pasur të lënduar por janë thyer xhamat e janë dëmtuar muret e godinës”- njofton policia, duke saktësuar se sulmi me breshëri ka qenë drejtuar drejt zyrës së kreut të komunës.

Ne foto, godina e komunes Blinish

Nga verifikimet e bëra rezultoi se në vendngjarje u konstatuan: “9 (nëntë) goditje me predha fisheku si ato mod.56, ku u gjetën gëzhojat” thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës. 

Blutë e Lezhës nuk kanë mundur ende që të identifikojnë autorët e mundshëm, të cilët janë favorizuar edhe nga errësira për tu larguar menjëhere pasi kanë qëlluar në drejtim të godinës. 

Ngjarja vjen vetem një ditë pasi policia arrestoi kreun e komunës Blinisht, Jak Zhuba, pasi rezultoi i dehur në timon dhe goditi me grusht një punonjës të policisë.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetimet për zbardhjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura