Lexon një mesazh ku i dashuri e fyen për peshën, ja si hakmerret vajza!

Mar 31, 2015 | 14:59
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Amy Jones, një vajzë angleze ka rrëfyer historinë e saj për ‘Mirror’, ku ka treguar se si ka rënë në peshë pasi ka lexuar në një mesazh ku i dashuri e ka quajtur “turpëruese” te një shok i tij.

Ajo ka humbur 1/3 e peshës trupore pasi i dashuri i saj bodybilding e ka sharë atë te një shok duke i thënë “gjë masive” dhe për trupin e saj “një turp i madh”.

“Mendoja se atij i pëlqente trupi im, pasi më thoshte se preferonte vajzat e mbushura”-ka thënë Amy.

Por ajo është mërzitur shumë kur ka kuptuar se si ishte mendimi i tij i vërtetë për të dashurën e tij e cila peshonte 95 kilogramë.

“Ai gjithmonë më thoshte se dukesha fantastike me trupin tim, dhe nuk më lejonte të mbaja dietë. Në atë kohë ne të dy jetonim në një shtëpi dhe unë haja të njëjtin vakt si ai, dhe pse për shkak se ishte bodybilding shkonte çdo ditë në palestër, ndërsa unë jo”-ka rrëfyer vajza.

Por në momentin kur ka lexuar një mesazh të së dashurit duke e fyer, ajo menjëherë ka filluar të mbajë dietë duke rënë deri në 60 kilogramë.

“Pas atij mesazhi jam ndarë nga i dashuri dhe pse kemi ngelur miq. Por nga e gjithë kjo jam e lumtur se kam rifituar besimin ne vetvete”-ka thënë Amy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura