Lewis Hamilton lë McLaren, firmos për Mercedesin

Sep 28, 2012 | 21:21
SHPËRNDAJE

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton ka lënë McLaren dhe është bashkuar me Mercedes per nje kontrate nga e cila do te perfitoje 60 milionë sterlina.

Britaniku do të zëvendësojë legjendën Michael Schumacher – i cili do të deklarojë daljen në pension për herë të dytë nga Formula 1.

Hamilton tha: “Tani është koha që unë të marr një sfidë të re dhe jam shumë entuziast për ti nisur një kapitull të ri garash  me ekipin e Mercedes.

27-vjeçari do të bashkëpunojë me bosin, Ross Brawn, i cili drejtoi Schumin drejt shtatë titujve botërore, dhe i dha gjithashtu  kurorën e kampionit të botës, në vitin 2009, pilotit Jenson Button.

Brawn u shpreh i kënaqur për kontratën e re të Hamilton. Britaniku do të ketë shok skuadre pilotin,  Niko Rosberg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura