Lëviznin me makinë të vjedhur e të armatosur, pranga 2 shqiptarëve në Itali (VIDEO)

Apr 15, 2015 | 22:47
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia Italiane pasi u janë gjetur në një automjet të vjedhur një automatik kallashnikov AK47, me 27 plumba dhe një pistoletë të kalibrit 7,65 dhe me plumba.

Sajti ku u publikua lajmi

Një patrullë në Terlizzi ka vënë re një makinë të vogël luksoze, Delta Lancia, në të cilën po udhëtonin tre të rinj. Nga një kontroll i menjëhershëm nga targa e makinës rezultoi se ajo ishte e vjedhur.

Teksa policia po kontrollonte automjetin, të tre personat janë larguar me shpejtësi në përpjekje për t’i shpëtuar karabineriëve.

Pas një ndjekje me këmbë, dy prej tyre janë ndaluar, ndërsa i treti arriti t’i shpëtonte policisë.

Brenda në makinë u gjetën armët. Të arrestuarit, shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, u dërguan në burg në Trani në dispozicion të Prokurorisë lokale, dhe duhet të përgjigjen për akuzat e posedimit të armëve dhe municioneve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura