Lëvizjet në radhët e prokurorisë, deputetja e PS: Prokurorët preken nga …

Jan 11, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka komentuar situatën e krijuar në vend pas lëvizjeve të fundit në radhët e prokurorisë. Pas vendimeve të Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, disa prej tyre kanë reaguar, duke depozituar edhe kallëzime ndaj saj për largim të paligjshëm nga detyra, sipas tyre.

vasilika-hysi-1

 

 

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputetja socialiste thotë se edhe në rastet kur prokurorët do të preken nga ligji, nuk është për shkak të Kryeprokurores, por për shkak të zbatimit të vettingut.

“Prokurorët preken nga ligji dhe jo nga kryeprokurorja. Nëse ka prokurorë që do preken atëherë kjo do të ndodhë në kuadër të vettingut. Zbatimi i reformës në drejtësi është i rëndësishëm. Tani prokuroria është e centralizuar. Do të jetë pikërisht profesionalizmi i prokurorëve që do të ndikojë në vlerësimin e tyre. Tani është koha që çdo prokuror tani duhet ta zbatojë edhe më mirë ligjin, sidomos me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të funksionimit të prokurorisë”, u shpreh deputetja Vasilika Hysi.

Duke u ndalur tek situata e krijuar pas lëvizjeve në radhët e Prokurorisë, deputetja Hysi tha se nuk mund të komentojë reagimet me natyrë politike, sidomos sa i takon padive të dorëzuara ndaj Kryeprokurores Arta Marku.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi tha se procesi i krijimit të këshillit të Lartë të Prokurorisë ka filluar që në janar të vitit 2017. Më tej, Hysi thotë se procesi ka patur vonesa për shkak të kandidatëve të Shoqërisë Civile.

“Shkak për moskrijimin e KLP është Shoqëria Civile. Ende nuk ka një kandidat konkret nga Shoqëria Civile, pasi duhet të theksoj se kriteret janë të forta. Javën e ardhshme priten edhe rezultatet e para për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. ONM në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm po bëjnë vlerësimin e kandidaturave të Shoqërisë Civile. Tashmë është përgatitur programi trejavor i punimeve të Kuvendit, dhe është futur edhe shqyrtimi i kandidaturave për KLP”, tha deputetja Vasilika Hysi.

Burimi:http://www.balkanweb.com/site/levizjet-ne-radhet-e-prokurorise-deputetja-e-ps-prokuroret-preken-nga-vettingu-jo-nga-arta-marku/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura