LËVIZJET/ ‘Në ish-Bllok qarkullojnë lirisht personazhe të botës së krimit’

May 2, 2016 | 18:52
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha teksa ka analizuar pamjet e vrasjes së Elton Çiços, mbrëmjen e së dielës në Tiranë, tha se autori nuk është një vrasës i zakonshëm, por një profesionist.

“Autori hyn qetësisht në lokal, në një orar që lokali është i populluar. I është afruar viktimës, e ka bërë vrasjen pothuajse me puqitje. Viktima ka qenë i ulur me një oficer policie dhe dy qytetarë të tjerë, në momentin e vrasjes ka qenë duke shkruar mesazh me celular. Viktima rrinte i armatosur. Autori qëllon dy herë dhe kthehet për tu larguar. Përplaset me një person, i cili ka tentuar të dalë jashtë lokalit. Kapelja që ka përdorur e ka mbrojtur nga kamera e sigurisë për ta identifikuar. Kjo lloj dinamike dëshmon se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist”- u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion” në News24″.

Gazetari Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha

Sipas gazetarit Hoxha, zona e ish-bllokut shihet si një oaz qetësie për personazhet e botës së krimit, pasi është vend i kontrolluar dhe nuk përbën rrezik për ta.

“Unë e shmang Bllokun sa më shumë të kem mundësi. Pse unë bëj thirrje që të bëhëet kujdes në Bllok. Herën e fundit kam qenë të enjten, në një lokal në qendër të Bllokut. kam parë personazhe të botës së krimit që qarkullonin qetësisht aty, të shoqëruar nga dy tre persona, automjete me xhama të errët, automjete luksoze.

Blloku është parë si një oaz qetësie për personazhe me precedentë penalë, apo personazhe të botës së krimit.

Me një kolegun tonë na kanë ftuar të shkojmë në një lokal në bllok. Në momentin që kam hyrë në sallonin e atij bari kam këmbëngulur që të mos hyja aty, brenda kishte deputetë, gazetarë dhe personazhe të botës së krimit që mbase ata i dinë si biznesmenë. Kam qenë me kolegun tim, që dje ka qenë në të njëjtën ngjarje që për fat të mirë ka shpëtuar.”- deklaroi Hoxha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura