Lëvizjet në diplomaci, ikën Neritan Ceka. Kush janë emërimet e reja të Nishanit

Jan 6, 2016 | 13:40
SHPËRNDAJE

Presidenti Bujar Nishani ka liruar sot nga detyra katër ambasadori të cilëve u ka mbaruar mandati.

Neritan Ceka
Neritan Ceka

Mes tyre është edhe Neritan Ceka, ambasadori ynë në Itali, i cili dy vjet më parë u përfshi në një konflikt me Edi Ramën gjatë kohës që ai ishte vetëm kryetar i Partisë Socialiste.

Kreu i Shtetit ka hedhur firmën edhe për katër emërime të reja në Kanada, Sllovaki, Hungari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dekretet e Nishanit

Neritan Ceka, shkarkohet si ambasador në Itali

Kujtim Xhani, shkarkohet si ambasador në Kinë

Genci Muçaj, shkarkohet si ambasador në Turqi

Kujtim Morina, shkarkohet si ambasador në Kuvajt

Ermal Muça, emërohet ambasador në Kanada

Enkeleda Mërkuri, emërohet ambasadore në Sllovaki

Arian Spasse, emërohet ambasador në Hungari

Ermal Dredha, emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura