Lëvizje surprizë e Partizanit, kërkon të marrë edhe… Dukën

Jul 16, 2018 | 22:01
SHPËRNDAJE

Teksa fokusi në shtëpinë e Partizanit është sfida e kthimit me Mariborin, në të njëjtën kohë vijon puna edhe për përforcimin e ekipit. Siç raporton Supersport, një nga emrat që kërkon trajneri Skënder Gega, është Dilaver Duka.

dilaver duka

28-vjeçari, edhe pse nuk njihet shumë në ambientin shqiptar, ka një CV të pasur në kampionatin amerikan, ku edhe aktivizohet. Mesfushori me origjinë nga Dibra ka luajtur në MLS me skuadra si Chicago Fire, Montreal Impact e Columbus Creë madje para një viti ishte pjesë e Neë York Red Bulls.

Dilaver Duka ka qenë më parë pjesë e SHBA-ve në kombëtaren e 20-vjeçarëve, në Botërorin e 2009-ës zhvilluar në Egjipt, ndërsa ka luajtur edhe një takim me 23-vjeçarët. Aktualisht ai aktivizohet tek Motoën në kategorinë e 4-ët në SHBA dhe Partizani kërkon t’ia shkëpusë klubit nga Neë Jersey për ta afruar në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura