Lëvizje e papritur e LSI, bashkon votat me PD në Shkodër për buxhetin

Apr 29, 2016 | 11:54
SHPËRNDAJE

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar pa votat e socialistëve buxhetin e bashkisë për vitin 2016.

Keshilli-Bashkise-ShkoderGjatë mbledhjes u pa një lëvizje e papritur e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët bashkuan votat e tyre me deputetët e djathtë.

Pas reformës territoriale Bashkia Shkoderpërfshin një territor rreth 50 herë më të madh, me një sipërfaqe prej 872.71 km2, dhe një popullsi  dy herë më e madhe prej rreth 204,000  banorë të regjistruar.

Bashkia e re e Shkodrës ka në përbërjen e saj 11 njësi administrative: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh, Velipojë. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra.

“Projekt-buxheti i vitit të parë pas reformës territoriale ka pasuar një proces listimi dhe analizimi të problemeve dhe sfidave emergjente, programeve dhe projekteve afatshkurtra dhe afatmesme. Gjatë këtyre muajve komunikimi me njerëzit, takimet e diskutimet publike kanë ndihmuar për të përcaktuar shqetësimet dhe nevojat aq të shumta dhe me mundësi të kufizuara për t’u realizuar në një kohë afat-shkurtër”- tha kryetarja e bashkise, Ademi, gjate fjales per projektbuxhetin.

Sipas saj, Bashkia e Shkodrës dhe ajo, do punoje me përgjegjësi, duke zbatuar me rigorozitet ligjin, me transparencë, duke përdorur paratë në mënyrë efiçiente për gjërat e duhura.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura