Lëvizja për mbledhjen e Kuvendit të PD/ Paloka: Firmat janë në zyrën time. Ka kërkesë për ruajtjen e fshehtësisë, formularët do të qëndrojnë të mbyllur deri ditën…

Nov 10, 2021 | 20:58
SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, foli në një prononcim për mediat pas iu dorëzuan 4200 firma të delegatëve demokratë që synojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

edi

Paloka tha se ka një kërkesë për ruajtjen e fshehtësisë së firmëtarëve, e kësisoj formularët do të hapen ditën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

Ai u shpreh se vetë nuk ka firmosur për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar, por shtoi se ai dhe të tjerët e kanë detyrim të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë që Kuvendi do të shkojë sa më mirë.

Firmat janë depozituar dhe formularët në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin nga Berisha se përse formularët u dorëzuan në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit të PD-së. Ngrihet një komision që verifikon mandatet. Një kërkesë e veçantë e delgatëve është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre, një problem që nuk hasemi për herë të parë në Shqipëri. Pak rëndësi ka kjo, mbrojtja e të drejtave personale është një e drejtë e gjithësecilit. Këto formularë do qëndrojnë të mbyllur për tu hapur ditën e Kuvendit, ku do të bëhet verifikimi një për një. Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur por jam i detyruar të zbatojë kërkesën dhe vendimin e më shumë së gjysmës së delegatëve të Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Ne kemi detyrimin të ndjekim të gjithë procedurat dhe të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë. Do ketë një komision për verifikimin e mandateve”, tha Paloka.

Më herët ishin mbështetësit e Sali Berishës,  Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha që shkuan në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Në konferencën e mbajtur sot për mediat, Sali Berisha tha se u zgjodh të dorëzohen firmat në Këshillin Kombëtar, si forumi më i lartë brenda PD-së pas Kuvendit, dhe duke marrë parasysh faktin që është konstituar pasi ka zhvilluar më parë mbledhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura