Lëvizja anti-Basha/ Vjen përgjigjja e parë nga PD për propozimet e Patozit

Jul 31, 2017 | 20:20
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se demokratit Astrit Patozi, kritikut te hapur te Bashes ne krye te partise ka ardhur reagimi i pare i PD-se.

Me ane te nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar per 11 propozimet e bera nga Patozi, për fatin e PD-së në shtator.

Tritan-Shehu

 

Reagimi nga Shehu 

Edhe sot, sic po behet tashme pothuajse “ritual”, del ne media nga nje “deklarate” e re ne “emer anetaresh Keshilli Kombetar, Kryesie etj”, por qe ne fakt jane pa emra e firma ne fund (pervecse ndonje emri qe ja ka percjelle asaj, por dhe ky i ndryshueshem periodikisht).

Te dashur miq e kolege! Nuk me duket se kjo eshte rruga racionale e serioze e dialogut dhe debatit produktiv brenda PD.

Pavaresisht objeksioneve qe kolege te ndryshem mund te kene per Statutin nga rjedhin format organizative e funksionale te PD, procedurat e zgjedhjet, qofte keto te realizuara edhe se fundmi; le te jemi me institucionale e koherente dhe per faktin se ai Statut eshte miratuar vite me pare, pa asnje kontestim.

Do te ishte me i dobishem per nje proces te tille ndryshimesh sa me perfshires e produktiv, perdorimi i rrugeve institucionale e normale, dhenia e kohes se nevojeshme per konsultime, diskutime, edhe per debate ne strukturat po te nevojitet.

Se fundmi, kur flitet ne shumes, eshte me etike vendosja dhe e emrave te pervecem, qofte kjo vetem per transparence!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura