Lëv zbulon pasardhësin e Ozilit, ja kush e merr numrin 10 te Gjermania

Sep 4, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Gjermania ka nisur të riformatohet pas dështimit që ata patën në Kupën e Botës. Lëv qëndroi, por pati nga ata që u larguan për shkak të presionit. Një ndër ta ishte edhe Ozil, i cili u vendos në qendër të kritikave për eleminimin.

411807_TS_04-09-18_7357677829_

Fanella me numër 10 është bosh. Lëv ka menduar që t’ia lërë atë talentit të Bajer Leverkusenit, Julian Brandt. 22 vjeçari u shpreh mjaft i lumtur për këtë vendim.

brand

“ Numri 10 ka një rëndësi të madhe në futboll, ashtu sin ë kombëtaren gjermane. Do të mundohem të jap më të mirën”, u shpreh mesfushori. Gjermania do të luajë me Francën ditën e enjte, në datën 6 shtator.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura