Lëv beson te kthesa ndaj Suedisë: Nuk përfundojmë si Italia

Jun 19, 2018 | 21:29
SHPËRNDAJE

Pas humbjes 1-0 ndaj Meksikës, trajneri Lëv nuk fshehu mërzitjen pas ndeshjes duke deklaruar se skuadra nuk është dorëzuar ende dhe se shpresat për të t’u kualifikuar në fazën tjetër nuk janë shuar ende për skuadrën e tij. Dje, një ditë pas kësaj disfate, ai ka folur më hollësisht për faqen zyrtare të “DFB” që një konferencë për shtyp.

lev

Sa ka ndikuar kjo humbje te ju?

Është shumë zhgënjyes fakti që humbëm në ndeshjen e parë. Është një situatë që nuk kemi qenë më parë. Por ka gjithmonë një herë të parë. Nuk treguam në lojë atë që dimë të bëjmë. Për këtë duhet të flasim, por ju siguroj që nuk do të biem. Do të mësojmë nga kjo humbje dhe do bëjmë më mirë në ndeshjen tjetër.

Çfarë mungoi saktësisht?

Në pjesën e parë luajtëm shumë keq, nuk mundëm të shfaqnim lojën tonë duke humbur shumë topa. Në pjesën e dytë Meksika qëndroi shumë prapa. U munduam të bënim diçka, por na u krijua një ndjesi që topi nuk do të hynte kurrë në rrjetë.

Si është humori në skuadër pas asaj humbjeje?

Lojtarët janë shumë të zhgënjyer. Fokusi duhet të përqendrohet te ndeshja e radhës ndaj Suedisë. Jam i bindur që do të reagojmë siç duhet, kemi eksperiencën e duhur.

Ka skuadra probleme fizike?

Në pjesën e parë u dha kjo përshtypje, pasi nuk ishim dinamikë në aksionet që krijonim. Në të dytën nuk mund të themi të njëjtën gjë pasi ishim ne ata që kontrolluam lojën. Dëshira për të kthyer lojën nuk mungoi, as në aspektin fizik.

Do të ndryshoni gjithçka tani?

Nuk mund të flakim tutje planin që kemi përgatitur gjatë kësaj periudhe. Do të mundohemi të punojmë dhe të përmirësohemi në gjërat që nuk kemi bërë siç duhet gjatë ndeshjes. Ky ishte edhe problemi në ndeshjen e së dielës. Dolëm nga mënyra e lojës sonë.

Pas Kupës së Konfederatave, duhet të kishit grumbulluar më shumë lojtarë të rinj?

Kemi një skuadër relativisht të lehtë, gjithashtu edhe disa të vjetër. Kualiteti dhe eksperienca janë në skuadër, edhe pse kjo nuk u pa në ndeshjen ndaj Meksikës.

Tri nga skuadrat që kanë dalë kampion Bote janë eliminuar në fazën e Grupeve?

Kjo nuk do të na ndodhë neve. I kemi të gjitha mundësitë për ta korrigjuar këtë situatë. Do t’ia dalim, por vetëm nëse ndërhyjmë në kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura