Leu pëllumbin me helm të vriste skifterin, e pabesueshme si e pësoi shqiptari në Zvicër

Dec 13, 2017 | 7:58
SHPËRNDAJE

Një shqiptar nga Kosova që mbante pëllumba në Zvicër ka helmuar një pëllumb, duke qene i bindur se kur skiftert ta hanin do te ngordhnin te helmuar.

drejtesia-cekici

Por historia e shqiptarit ketu vetem sa filloi, pasi veprimi i tij u cilesua krim dhe per kete  u dënua nga Gjykata e Qarkut e Bülach-ut (Kantoni i Cyrihut), shkruan srf.ch.

Pas denimit, ai u ankua në një shkallë më të lartë, kështu që rastin e tij e ka trajtuar të hënën Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Në këtë mënyrë, kjo është shkalla më e lartë gjyqësore në të cilën është procesuar një rast i tillë, i helmimit të shpezëve.

Shpezët grabitqarë, si skifteri etj. në Zvicër janë nën mbrojtje të ligjit, në nivel federal.

Gjykata e Qarkut kishte konstatuar se kosovari 37 vjeçar e kishte lëshuar të fluturonte pëllumbin e tij pasi që kishte lyer me helm. Por pëllumbi ishte kapur para se të arrinte të bënte dëm.

Kështu, mbajtësi i tij qe dënuar me një dënim me kusht me para prej 9000 frangash (300 njësi ditore nga 30 franga) si dhe një gjobë efektive prej 1500 frangash. Avokati kishte kërkuar lirim nga akuza dhe e kishte dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Kjo e fundit i ka shqiptuar dje kosovarit një dënim dukshëm më të ashpër. Përveç një dënimi me 15 muaj burg me kusht, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1500 frangash.

Gjyqtari nuk kishte dilemë se shqiptari donte te ngordhte një skifter “në mënyrë të pabesë” dhe “të ulët” dhe për këtë arsye dënimi i shqiptuar ishte meritor.

Është interesante se prokuroria kishte kërkuar dënim dukshëm më të ulët se sa dënimi që ka shpallur gjykata.

Fenomeni i vrasjes së këtillë të skifterëve dhe zogjve tjerë grabitqarë ishte dokumentuar në vitin 2011 edhe në mënyrë filmike.

Një kamerë e vendosur në një oxhak kishte filmuar vdekjen e një skifteri të helmuar ndërsa po i ushqente zogjtë e tij me pëllumbin e helmuar që e kishte kapur pak më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura