Letra prekëse kushtuar babait që mallëngjeu botën, i rikthehet pas disa vitesh vajzës që e shkroi

Feb 26, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një vajzë 10 vjeçare e cila shkruajti një letër prekëse në 5 vjetorin e vdekjes së babait të saj, është bashkuar më në fund me letrën pasi i humbi në një park makinash.

“Daily Mail” shkruan se letra i përkiste Summer Lloyd, nga Somerset, por që i kishte rënë nga tullumbacja kur vogëlushja e kishte lidhur me të, për të fluturuar në qiell.

Fatmirësisht letra kishte rënë në ambientet e Prince of Wales Pub, dhe një punonjës e kishte marrë atë.

Letra prekëse që i dedikohej babait të vajzës, shkruante “Babai im i dashur, në darkë shikoj qiellin dhe them një dëshirë në yllin më të shndritshëm dhe shpresoj që aty të jesh ti. Do doja të kasha një lamtumirë dhe një përqafim të fundit përpara se të shkosh në udhëtimin tënd në parajsë”.

Letra ka prekur edhe punonjësin Nick Holroyd i cili e ka shpërndarë në Facebook duke i kërkuar të gjithëve që ta gjejnë vajzën që e ka shkruar këtë letër.

Shumë njerëz e publikuan këtë letër duke bërë që të shkojë edhe te vajza e vogël e cila tashmë do e mbajë shkrimin për vete.

“Jam shumë e lumtur që mora letrën edhe njëherë. Tashmë nuk do e dërgoj në qiell por do e mbaj. Falenderoj shumë Nick që e risolli tek unë”-ka thënë vajza për “Daily Mail”.

Letra që preku shumë njerëz kishte në përmbajtjen e saj fjalë të bukura dashurie për babain e ndjerë që Summer ia kushtonte me mall.

“I dashur baba. Të dua. Më ka marrë malli shumë dhe do doja që të ishe këtu me mua tani! Në darkë shikoj qiellin dhe them një dëshirë në yllin më të shndritshëm dhe shpresoj që aty të jesh ti.

Të mendoj gjithmonë për ditëlindjen tënde, ditën e babait, ditëlindjen time, Krishtlindjet.

Disa ditë të lumtura, disa të mërzitura por tani të ndjej në zemrën time dhe ti je gjithmonë në mendjen time, por do kasha dashur të të thoja edhe njëherë lamtumirë dhe të të përqafoja për herë të fundit përpara se të marrësh udhëtimin tënd në shtëpinë  e re në parajsë.

E di që vëllezërit dhe motrat, dhe të gjithëve në familje na mungon çdo ditë dhe do doja shumë të ishe këtu me ne por deri sat ë takohemi përsëri do të të lë të pushosh në paqe.

Të dua shumë dhe shpresoj të jesh i lumtur aty ku je. Shumë dashuri, vajza jote e vogël Summer. Të dua shumë”- përfundon letra e vajzës.   

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura