Letra prekëse e Viola Kaloshit për të atin: Emri yt në hije, krimi ende i lirë

Jul 26, 2016 | 18:42
SHPËRNDAJE

20 vjet më parë, u vra në një pritë teksa dilte nga banesa Bujar Kaloshi, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë. Sot, 20 vjet më pas, e bija Vjola, kujton babain me një letër prekëse.

viola kaloshi

Letra e plotë:

I dashur babi,

Megjithëse kanë kaluar 20 vite, që nga dita kur dora kriminale qëlloi mbi ty, dhimbja e humbjes tënde, mbetet po aq e freskët dhe e pambyllur, sa 20 vite më parë, kur isha ende fëmijë dhe nuk e kuptoja moasrdhjen tënd enë mbrëmje në shtëpi.

I lindur në një nga kampet më famkeqe të komunizmit në vitin 1956, mes kushteve më mizore dhe moralit njerëzor më të ulët, ti u përpoqe të shfrytëzoje shanset e lirisë, duke e marrë atë seriozisht, si shansin e jetës tënde.

Ti bëre gjithçka të plotësoje atë që të kish munguar, u përpoqe të jetoja me librat që më parë të ishin ndaluar, me optimizmin e lirisë që kishe ëndërruar,me humanizmin që ëndërroje nga njerëzit në internim, me korrektësinë që të kish munguar të ta falte mjedisi rreth teje, dhe mbi të për drejtesi dhe demokracinë.

1452077_10201803156693750_2007617771_n

Karakteri yt i forte dhe i pathyeshëm, shpirti tolerant, mendimi ndryshe dhe mbi të gjitha etja për drejtësi me punën tënde në krye te Policisë Financiare dhe më pas në Drejtorinë e Burgjeve hapën siparin e luftës kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e kombit tënd.

Ëndrra jote ishte që ti dhe bashkvuajtusit e tu të bëheshin njerëz të barabatë në liri dhe të kompesionin dramën e madhe që kishin përjetuar në komunizëm. Ishte ky ideali që të shtyu drejt themelimit të Shoqatës Antikomuniste, çka kishte si qëllim kryesor të sajin integrimin e shtresës më të vuajtur ( atë të të Përndjekurve Politike) nga regjimi famkeq i komunizmit.

Ishte pikërisht vendosmëria jote, shpirti reformator, ndershmëria, ideali etj. ato që cënuan anti vlerat, të korruptuarit, njerëzit e etur për pushtet dhe që pushteti ju dukej si pronë e tyre e që kurresesi nuk mund te pajtoheshin dot me mendiëin ndryshe.

Sot tingëllon paksa patetike, por kur ti thoshje që për shtetin jap jetën, ti ishe i sinqert dhe ishe duke ballafaqur shanset e lirisë, me privimet e diktaturës. Dhe ti e dhe jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, emri yt mbetet ende në hije dhe krimi mbetet ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh.

Babi,

13781769_10208786017980918_3723744317139488875_n

Une sot dua të them që ëndrra dhe dëshira jote me e madhe për ndërtimin e shtetit ligjor, ku të gjithë të përkulen përpara ligjit dhe askujt tjeter, u be realitet. Shqipëria ka nisur një epokë të re, me një aksion të përbashkët politik për një sistem të ri drejtësie. Është një shans i ri për të gjithë, për drejtësinë e vonuar dhe për krimet e harruara dhe pluhurosura, jo vetëm të komunizmit, por dhe postkomunizmit, jo vetëm për krimet që mbuloi dhe fshehu diktatura por dhe për krimet që mbuloi dhe fshehu një sistem i korruptuar drejtësie për 25 vite.

Por le të shpresojmë që krimi nuk do të endet dhe për shumë kohë i lirë dhe se orët ë drejtësisë janë afër.

Prehu në paqe i shtrenjti im!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura