Letra prekëse e De Biazit, si i motivon italiani futbollistët

Oct 12, 2015 | 10:16
SHPËRNDAJE

Trajneri De Biazi solli një risi edhe në mënyrën se si i motivonte futbollistët kuqezinj para ndeshjes.

Në 2012 u publikua një letër ku ai i kërkonte lojtarëve të mos ishin inferiorë ndaj askujt.

De-Biazi
Letra u hartua nga italiani përballë një ndeshje me Gjeorgjinë në shtator 2012 kur nisi fushata e eleminatoreve për kampionatin Botëror të vitit 2014.

Letra e De Biazit për lojtarët

“Sot fillon një rrugë e re.

Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është që duke filluar që tani, NE do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenj”. Një mënyrë e re e të qenit, ata të cilët askush prej jush nuk e ka njohur më parë. Duke filluar që sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: Të dilni në fushë dhe të behni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton ta kërkosh. Mund të bëheni ai grup lojtarësh që deri më sot i kanë quajtur një grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme.

Në fillim do të jeni një GRUP për të mbrojtur vetën TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë. Nuk ka taktikë që të ndihmon, nuk është 4-­1-­4-­1, që do na bëjë të shkojmë larg dhe asnjë diagonale, apo një skemë në një goditje këndi. Ajo cka do ju bëjë të arrini objektivat. QE DO NA BEJE, më besoni, Është dëshira për të punuar çdo minutë së bashku në fushë gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike gjatë ndeshjeve.

FITORET përgatiten dhe jo gjithmonë fiton më i forti. Ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më i vëmendshëm në çdo detaj.

Nëse do të arrijmë këtë në sytë tuaj, kundërshtarët do të shohin një dritë që nuk është gjë tjetër, por vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren.

Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOT PËR BLUZËN QË mbani veshur për të ndihmuar shokun TUAJ, nuk do të jeni inferior ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU.

Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij KOMBI, të KOMBIT TUAJ, të KOMBIT të baballarëve dhe nënave TUAJ, një KOMB të cilin edhe unë kam filluar ta ndjejë pjesë timen. Mund të jeni të parët që arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Dhe kur një ditë të ktheheni në shtëpi, do të jeni të vlerësuar. Përgjithmonë do të flasin për ju dhe për atë që ju keni bërë. Jeni të gjithë të rritur, bëni punën më të bukur në botë dhe ka ardhur momenti që të kapni çdo çast që jeta ju ofron.

Dhe nuk ka asgjë më të lehtë…tani dilni në fushë dhe filloni.

UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU.

letra e de biasi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura