Letra me mesazhin e fortë nga aleatët për Kongresin amerikan: Mos e lejoni Trumpin që…

SHPËRNDAJE

Treqind parlamentarë nga Britania, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Kongresit amerikan që të mos e lejojë Presidentin Trump të braktisë marrëveshjen me Iranin, duke paralajmëruar se do të minonte vetë konceptin e diplomacisë dhe çdo negociatë në të ardhmen.

trump

Letra, e shkruar nga britaniku britanik Richard Bacon dhe homologët e tij gjermanë dhe francezë, Omid Nouripour dhe Delphine O, u botua në “The Guardian” të enjten.

Në letër, ata argumentojnë se marrëveshja ka qenë e vetmja menyre per te pasur kontroll efektiv rreth ambicjeve bërthamore të Teheranit dhe ka ndihmuar në parandalimin e një konflikti potencialisht shkatërrues në Lindjen e Mesme.

“Ne ishim në gjendje të impononim një kontroll të rreote për programin bërthamor të Iranit, të shkatërronim shumicën e objekteve të tyre të pasurimit bërthamor dhe të zvogëlonim në mënyrë drastike rrezikun e një gare të armëve bërthamore”, – shkruan ata nder te tjera.

“Braktisja e marrëveshjes do të zvogëlonte vlerën e çfarëdo premtimi apo kërcënimi të bërë nga vendet tona”, shkruan ata.

“Rreziku afatgjatë është edhe më serioz: dëmtimi i kredibilitetit tonë si partnerë ndërkombëtarë në negociata dhe, në përgjithësi, në diplomacinë si një mjet për të arritur paqen dhe për të siguruar sigurinë”, raporton RT, shkruan Panorama.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMerret vendimi, dënohet me burg për mashtrim deputeti
Artikulli tjetërËndrrat, admirimi për Nejmarin dhe fintet “nervozuese”. Djali i një postieri po mahnit Interin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.