Letra/ Laboratori Intermedica: Analiza falas për të prekurit me koronavirus për një periudhë 1 mujore

Apr 1, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Laboratori Intermedica bën me dije se do të kryej analiza falas për një muaj për pacientët e shtruar në Spitalin Infektiv të prekur me koronavirus.

intermedica

Është vetë drejtuesi i këtij Laboratori, i cili nëpërmjet një letre publike bën me dije vendimin që ka nisur nga data 30 mars deri më datën 30 prill.

Letra e plotë:

Laboratorit Intermedica

I nderuar Z.Kryeminister.

E nderuar Zj. Ministre e Shendetsise.

Per dijeni: Prof . Pellumb Pipero, Prof . Tritan Kalo ( si shok te mi te klases ne Fakultetin e Mjekesise) prane Spitalit Infektiv dhe Prof. Perlat Kapisyzi, prane Spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tirane.

Jemi perpara nje beteje te veshtire me koronavirusin, nje armik i padukshem por real. Çdo kontribut sado i pakët dhe nga kushdo eshte nje arme me shume ne kete beteje.

Me ndjenjen e solidaritetit qytetar dua t’Ju bej me dije se :

“Laboratori Intermedica” do te kryej falas ,qe sot,dt.30 Mars e deri 30 Prill 2020,per pacientet e shtruar me koronavirus ne Spitalin  Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”( Sanatoriumi) analizat e meposhtme:

  1. Prokalcitonina ( PCT)
  2. D-Dimeri

3.Ferritina

  1. Proteina C Reaktive.

Person kontakti prane Laboratorit Intermedica:

Thoma Vasili , telefon

+355 69 702 9735,

e-mail : [email protected]

Duke ju falenderuar per vemendjen Tuaj,

Me respekt

Dr. Vasil LLajo

Tel. +355686010110

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura