LETRA/ Kurti i kthen përgjigje Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK

Jan 13, 2020 | 8:31
SHPËRNDAJE
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosoves, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, por e ka keshilluar të durojë dhe të presë.kurti

Kurti i ka thënë Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, mirëpo shton se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.

Ai ka kërkuar që presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike, duke e lajmëruar se ende nuk e kanë gati propozimin për mandatar, raporton Express.

Në fund, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura