Letra ironike e punonjësit për ish-pronarin, tregon arsyen e dorëheqjes

Jul 23, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

emplo
Ju ka ardhur në majë të hundës puna në të cilën jeni por kur keni guxim të hiqni dorë?

Një shembull ‘trimërie’ ka treguar ky punëtor i cili i ka dërguar punëdhënësit të tij një letër dorëheqjeje, përpara se të pushohej nga puna. Letra është shndërruar në hit në internet.

“Më vjen keq që njerka ime vdiq kaq papritur nga kanceri. Më vjen keq që nuk jam një robot dhe u rrëmbeva emocionalisht nga ikja e saj dhe mu desh të mungoja në punë. Më vjen keq që u sëmura dhe përsëri m’u desh të mos vija në punë, sepse nuk doja të sëmurja edhe kolegët. Më vjen keq që kam punuar 47.5 orë në javë pa u paguar për orët ekstra. Duket qartësisht që unë jam një punonjës tmerrësisht i dobët dhe për këtë kërkoj falje. E di që e keni bezdi që dikush t’ju thotë se si ta bëni punën tuaj, por ju sugjeroj të gjeni zëvendësuesin tim, menjëherë”, thuhet në letër.

Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, por mediat që e kanë publikuar e kanë mbajtur të fshehur identitetin e punonjësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura