Letra e ish-kreut Li: Investova 600 milionë euro, “Elliot” ma punoi

Jul 22, 2018 | 11:48
SHPËRNDAJE

Jonghong Li e dinte që epoka e tij kishte marrë fund dhe disa orë përpara Asamblesë së djeshme, publikoi një letër të hapur ku shpjegonte arsyet e dështimit të tij dhe njëkohësisht ndez polemikat për rrjedhën e ngjarjeve gjatë presidencës së tij. Duke listuar motivet e përfundimit të epokës kineze të Milanit, tashmë ish-kreu kuqezi shprehej:

jonghong li

“Isha i bindur që ‘Elliot’ ishte një investitor i besueshëm, por mbi të gjitha një partner me të cilin mund të ndaheshin detyrat dhe nderet e një aventure kaq emocionuese… Bëra një gabim, të cilin e zbulova vetëm pasi kisha ndërmarrë rrugën e ringritjes së Milanit dhe për të cilin të gjitha pasojat ranë mbi kurrizin tim”. Sipas Jonghong Li gjithçka është stisur nga fondi amerikan qëllimi i të cilit, sipas mandatit kinez, është thjesht bërja e një biznesi me leverdi dhe jo e ardhmja e suksesshme e kuqezinjve. “Nuk rashë pre e pasionit tim për skuadrën. Deri më 30 qershor derdha thuajse 880 milionë euro për Milanin, nga të cilat vetëm 280 milionë u financuan nga fondi në fjalë, teksa të gjithë pjesën tjetër të shumës e investova vetë. ‘Elliot’ duke organizuar një dështim timin sa të parakohshëm aq edhe të pajustifikuar, nuk më lejoi të realizoj zhvillimin strategjik të klubit dhe as të bëja një shitje të kënaqshme të shoqërisë te një blerës prestigjioz, që ndryshe nga ‘Elliot’, ka një interes real dhe një plan strategjik me investime afatgjata në dobi të Milanit”, shpjegonte më tej në letrën e tij, Jonghong Li.

fasone mirabeli

Duke e mbyllur me një ndjesë ndaj Berluskonit dhe një falënderim për tifozërinë, në fund të deklaratës së Li shkruhej se: “‘Elliot’ gjithashtu nuk më lejoi të mbaj premtimin e bërë zotit Silvio Berluskoni, që ishte ai i rritjes së vlerës dhe standardeve të skuadrës që ashtu si ai, edhe unë e dua shumë. Me keqardhje dhe në cilësinë e një presidenti me orë të numëruara, i drejtoj këtë letër të gjithë mbështetësve, aksionarëve dhe punonjësve të klubit të Milanit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura