LETRA/ Avokati i Shkëlzen Selimit i shkruan ONM-së: Dolën të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror

Jul 27, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Avokati i gjyqtarit Shkëlzen Selimi i është drejtuar sot Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me anë një shkrese zyrtare ku kërkon që të bëhet një hetim disiplinor për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë letër thuhet se nga hetimi që i është bërë klientit të tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në media janë publikuar të dhënë që janë sekret shtetëror.

Më tej ai shton se  të dhënat klasifikon si sekret në bazë të  ligjit 4257 të vitit 1999 , për informacioni ne klasifikuar.

Sipas tij dhe gjyqtarit këto të dhëna nuk janë publikuar nga KPK, por nga DSIK institucion i cili i ka pasur këto informacione të klasifikuara.

2222

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura