LETRA/ Ahmetaj urdhër Tatimeve: Mos aplikoni gjoba për biznesin e vogël

Apr 7, 2018 | 17:26
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave Arben Ahmetaj urdheton administraten tatimore te mos i vendose gjoba biznesit te vogël që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim.

Ne letren e derguar, Ahmetaj, sakteson që administrata tatimore të informojë dhe shpjegojë me korrektesë çdo tatim pagues që preket nga ulja e pragut të TVSH-së, për të garantuar kuptueshmëri sa më të gjerë të procesit dhe shmangien e parregullsive.

LETRA

“Në vijim të fushatës informuese lidhur me ndryshimin e kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar për subjektet me qarkullim prej 2 000 000 (dy milionë) lekesh, me hyrjen në fuqi të ligjit, shërbimet e tatimpaguesve në administraten tatimore si dhe të gjitha strukturat e tjera që janë në kontakt me tatimpaguesit duhet të angazhohen në një komunikim sa më të gjerë dhe shpjegues për të siguruar kuptueshmëri tërësore të ndryshimeve ligjore dhe zbatueshmëri korrekte të përgjegjësive tatimore që rrjedhin prej tyre.

Strukturat pergjegjëse në varesi të DPT duhet të asistojnë bizneset për të korrigjuar gabimet në deklarim duke shmangur gjobat dhe penalitetet deri në fund të vitit 2018. Dotë  jenë në përgjegjesi edhe të strukturave të ngarkuara në drejtoritë rajonale tatimore konstatimet e deklarimeve të vonuara apo mosdeklarimeve nga biznesi i vogël që ka hyrë në TVSH.

Deri në 15 ditorin e parë të muajit korrik, që përben momentin e parë të deklarimit, administrata tatimore duhet të kontaktoje detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet  ligjore,  për  të  asistuar  tatimpaguesit  në  shmangien  e  parregullsive  dhe deklarimin ne kohë të tremujorit të parë.

Për sa më siper, DPT duhet të ndermarrë një plan masash në drejtim të këshillimit praktik të tatimpaguesve që preken nga ndryshimi i siperpërmendur, shoqatave të biznesit të vogël, kontabilisteve dhe perfaqësuesve të kësaj kategorie subjektesh”.

shkresa

l

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura