“Letër dashurie në shkrimin kuneiformë”, si t’i mbijetosh diktaturës me dashuri

Apr 5, 2018 | 12:58
SHPËRNDAJE

ALMA MILE/ Kam dhe frikë se nuk do të kem kohë të të them se kurrë nuk është zbehur dashuria ime për ty. Asgjë në jetë nuk më ka kushtuar më shumë mundim se ky rrëfim. Pastaj më lindi ideja të shkruaja këtë letër në gjuhën hitike, me karaktere kuneiformë. Ishin kujtimet e takimeve tona të para, që më çuan në këtë marrëzi. E di që kjo është gjëja e vetme, që s’ka nevojë të shpjegohet”.

tomas_zmeskal2

Jo rrallëherë na ndodh që të turbullohemi prej shprishjes së “vijës” që ndan të shkuarën nga e tashmja. Skena që përsëriten, që duket sikur i ke jetuar dhe i rijeton sërish. E paqartë nëse e tashmja është në të shkuarën apo e shkuara në të tashmen. Mos vallë e tashmja është shkruar diku, në një pllakë guri që prej një kohe të largët dhe pret vetëm të përkthehet në gjuhën tonë?

A mos është një letër dashurie e shkruar sot me germa të lashta? Shkrimtari çek Tomáš Zmeškal vjen për lexuesin shqiptar me një roman, ku përmes një rrëfimi polifonik, na zbulon se si koha lë gjurmët e veta mbi lëkurën e njeriut, duke e bërë të shkuarën pjesë të pandashme të tij. “Letër dashurie në shkrimin kuneiformë”, titullohet romani, përkthyer nga Xhemile Zykaj dhe botuar nga shtëpia botuese “Fan Noli”. Një vepër e vlerësuar me Çmimin Europian të Letërsisë, ndër më të spikaturat në radhën e një liste të gjatë fituesish, që tashmë po përkthehen edhe në gjuhë shqipe.

love

“Letër dashurie në shkrimin kuneiformë” mund të konsiderohet edhe si një sagë familjare, ku historitë e bijve ndërthuren me ato të etërve, por më së shumti ai është një mozaik personazhesh dhe ngjarjesh, që na rrëfejnë për natyrën njerë- zore, deri në skutat e tij më të errëta. Autori nuk preferon një rrëfim kronologjik, linear, por ikën e vjen në kohë, duke shkrirë kufijtë e kësaj të fundit.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në Çekosllovaki, mes viteve ’40-’90. Boshti i gjithë romanit është historia e Kvetës dhe Jozefit, të njohur përpara Luftës së Dytë Botërore, por që do të kalonin periudha edhe më të errëta gjatë regjimit totalitar, ku dënimet dhe burgu ishin gati ngjarja më e zakonshme dhe qëllimi i njeriut, më në fund, ishte mbijetesa. Ajo ishte një grua e bukur, ai i butë dhe i dhënë pas shifrave.

Ajo zgjodhi pikërisht atë mes dy miqve, Jozefit dhe Hynekut, edhe pse ky i fundit e kishte propozuar qysh herët për martesë. Një refuzim që do të mbetej si një gozhdë në mendjen e Hynekut, i cili në fillim të viteve ’50, u vu në shërbim të shtetit socialist, si hetues. Arrestimi i Jozefit për një krim që nuk e kishte kryer dhe dënimi i tij me 13 vite burg, do të përballte sërish Kvetën me Hynekun. Dhe tani ishte radha e tij.

Si fillim, me pretekstin e ndihmës për të liruar Jozefin, ai arrin ta lidhë Kvetën me “pranga”, që, Fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, romani është një polifoni zërash dhe historish mbi mbijetesën, në kushtet kur njerëzorja vihet në dyshim dhe sundon pushteti i dhunës dhe hakmarrjes jo thjesht do të zbusin karakterin e saj. Ai do ta poshtërojë, do ta ulë në gjunjë gruan që e refuzoi dikur. Një lidhje e ligë, e errët, erotike, mazokiste, do ta kthejë atë përherë e përherë në zyrën e tij, duke zbuluar limitet e veta mes kënaqësisë që ofron dhimbja. Dje, Jozefi e mësoi, do të donte të ndiente urrejtje, të fshinte dashurinë për Kvetën, por kjo nuk ishte e mundur.

Ai e deshi deri në fund të jetës. Historia e Jozefit dhe Kvetës paraprihet nga një ditë dasme. Është dasma e Alisës, vajzës së tyre, mes aromës së trëndafilave, përgatitjeve, zënkave për muzikën, predikimeve të priftit, betimeve dhe një torte të stërmadhe në formë katedraleje, me tri kate, një prej të cilit është qielli me engjëj e shenjtorë, tjetri tokabota njerëzore dhe në fund nëntoka apo bota e përtejme. Një vepër arti prej marzepani e realizuar nga një pastiçier i çmendur prej braktisjes së gruas që donte dhe që dëshironte ta “rikthente në jetë” me krem pastiçerie.

Një krijesë gati e llahtarshme, që do ta çojë atë fillimisht në rajonin e policisë e më pas në një spital psikiatrik. “Se ne nuk shohim, ne presim, duke mbushur në këtë mënyrë jetët tona me zhgënjime të panevojshme; me pak fjalë, gjithçka është vetëm një tortë shumë e madhe”. Kjo ishte ndjesia që provoi shefi i policisë përballë “masakrës së ëmbël” në shtëpinë e pastiçerit, denoncuar pikërisht nga një hajdut shtëpie, se kishte “copëtuar” një femër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura