Leskaj kërkon votën e grave sipërmarrëse: Ekonomia do “vaksinë”, për 4 vite ikën 42 mijë vlonjatë

Feb 27, 2021 | 17:34
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj pasditen e sotme zhvilloi një takim me gra sipërmarrëse në qytetin bregdetar. Ai u shpalosi atyre planin e PD-së.

bujar leskaj

Zgjedhjet e prillit, janë zgjedhjet ku ne ndodhemi në një udhëkryq të madh. Niveli i lartë i papunësisë, i varfërisë, mungesa e investimeve të huaja, goditja e biznesit të vogël dhe të mesëm, janë tregues që vendi është dobësuar shumë. Në këtë kohë pandemie, ku bota kërkon vaksina edhe qytetarët shqiptarë kërkojnë vaksina.

Një vaksinë të madhe kërkon ekonomia jonë. Një vaksinë të madhe kërkon përmirësimi i qeverisjes, një vaksinë të madhe kërkon zhvillimi dhe fuqizimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, një vaksinë të madhe kërkon përkrahja që ne duhet t’i japim familjeve shqiptare” tha Leskaj.

Programi ekonomik i PD i përgatitur me profesionalizëm me ekspertët më të mirë të vendit nën drejtimin e kryetarit Basha, është një program gjithëpërfshirës, që synon të rimëkëmbë biznesin e vogël dhe të mesëm, synon të forcojë ekonominë shqiptare dhe familjen shqiptare, synon dhe do të arrijë të përgjysmojë varfërinë dhe mbi të gjitha të ndalojë emigrimin, i cili në thelb nuk është emigrim i thjeshtë, është një hemorragji. 500 mijë shqiptarë janë larguar për shkak të qeverisjes së Ramës, në një kohë kur ky sekt i dështuar premtoi 300 mijë vende pune. Janë 42 mijë qytetarë të qarkut të Vlorës të larguar në 4 vite” tha më tej, Leskaj gjatë fjalës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura