Leskaj: Dëmi ekonomik në 2017 arrin 826 milionë euro

Jun 7, 2018 | 10:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë, se nga auditet e ushtruara gjatë 2017-s janë konstatuar shkelje në shumën 110,5 miliardë lekë ose afërsisht 825,6 milionë euro.

leskaj-c1200x600

Në prezantimin e raportit vjetor të 2017-s, kreu i këtij institucioni Leskaj tha se janë kryer në total 156 auditime. “Nga auditimet e kryera në vitin 2017, KLSH ka identifikuar mungesë përgjegjshmë- rie nga titullarët e institucioneve të çdo niveli, mosnjohje të kërkesave të ligjit të menaxhimit financiar, nivele të ulëta dhe inefeciencë të sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke krijuar risqe për shpenzime, jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe efektivitet të ulët në harxhimin e fondeve buxhetore. Vijojnë praktikat dhe vendimmarrjet institucionale me efekte negative në fondet publike, ku niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive të konstatuara është: Parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 85.8 milionë eurosh.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e fondeve publike të shpenzuara nga subjektet e audituara, në shumën totale 739.7 milionë euro nga e cila: 92.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave ose afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliardë lekë ose afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me efeciencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë ose afërsisht 825,6 milionë euro”, u shpreh Leskaj.

Kreu i KLSH-së tha se cilët janë sektorët ku janë gjetur dëmet me të larta financiare. “Edhe në këtë vit, shkeljet më të mëdha me efekte të qenësishme në shpenzimin e fondeve në kundërshtim me kërkesat ligjore, mbeten në fushën e keqmenaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të fondeve buxhetore, keqadministrimit të pronës shtetërore, pasuar nga parregullsitë dhe inefeciencat e fush- ës së prokurimit publik”, u shpreh Leskaj.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se janë bërë 47 kallëzime në Prokurori përgjatë vitit 2017, për shpërdorim të detyrës, ndërsa janë hapur 21 procese gjyqësore për kallëzimet e pushuara nga Prokuroria. “Jemi në 21 procese gjyqësore ku kemi kundërshtuar vendimet e Prokurorisë për pushim çështjeje. Jemi në procese të tjera gjyqësore në të cilat ne jemi palë e tretë dhe i ndjekim ato. Ne nuk ndë- rhyjmë në punën e Prokurorisë. Ndjekim punën tonë dhe Prokurorinë e ikurajojmë që të rishikojë kallëzimet tona, se janë me vlerë dhe do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit”, u shpreh Leskaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura