Lëshon fëmijën nga duart për të kapur buqetën e nuses (VIDEO)

Jul 28, 2015 | 12:39
SHPËRNDAJE

vajza1

Një video ka bërë xhiron e botës. Aty shihet një vajzë e cila lëshon një foshnjë që po e mbante në krahë, vetëm për të kapur buqetën me lule që hidhet nga nusja.

Video që është regjistruar nga njëri prej të ftuarve, dhe që më pas është shpërndarë me shpejtësinë e dritës, tregon se si fëmija bie në tokë.

Por, për fatin e mirë duket se foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Këtë e ka konfirmuar edhe personi që e ka ngarkuar videon në internet. Ngjarja nuk bëhet e ditur se ku ka ndodhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura