“Lëshimi më i madh i imagjinueshëm”- Rama flet për hapjen e listave: Reflekton dëshirën e pjesës më të madhe të shqiptarëve. Ka një sëkëlldi që…

Jul 10, 2020 | 13:24
SHPËRNDAJE

Sot kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murrizit dhe 29 deputetëve për të ndryshuar Kushtetuan dhe për të vendosur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme.

Rama tha se ky vendim i PS-së për të ndryshuar listat është lëshimi më i madh i imagjinueshëm ndonjëherë, ndërsa thekson se kjo lëvizje reflekton dëshirën e pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Më tej kryeministri thotë se nga një pjesë e politikës ka një sëkëlldi për ta konsideruar si një shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit këtë hap, por thekson se “fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten”.

Rama: Kemi vendosur që të mbështesim si PS një hapje të listave dhe ti japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë në listën e subjektit. Është një vendim që reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë, që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse.

Siç e tha edhe Taulanti përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë, dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe, por edhe për mua personalisht si kryetar i Partisë, që në këtë rast dua tu jap të gjithëve me faktin e hapjes së listave mesazhin se, asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por gjithmonë është që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat dhe ambiciet e shoqërisë.

E di shumë mirë se ka një sëkëlldi dhe përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë që përkon me nevojën dhe interesin e vendit ka qenë e shprehur vazhdimisht edhe nga unë personalisht depolitizomi i administratës zgjedhore, rekomandim kyç i OSBE/ ODIHR nuk ka ndodhur, sepse e kundërshtonte deri në fund PD.

Vendosëm të bëjmë një lëshim, që është më i madhi i imagjinueshëm për një forcë politike që ka shumicën e që shkel mbi veten në këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura