“Lëreni të qetë Musinenë”/ Ilir Demalia ironizon Evi Kokalarin: Pafytyrësia arrin kulmin! Kushërira të shtatëmbëdhjeta të saj mundohen të paraqiten si të persekutuara

Oct 15, 2021 | 16:49
SHPËRNDAJE

demalia

Ilir Demalia ka ironizuar Evi Kokalarin, e cila ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë foltoreve të zhvilluara me demokratët. Ajo  është prezantuar si kushërira e veprimtares dhe shkrimtares Musine Kokalari.

Me anë të një postimi në Facebook, Demalia kërkon që të lënë të qetë Musine Kokalarin. Sipas tij kjo është imorale dhe e neveritshme, ku pafytyrësia arrin kulmin.

“Sot, kushërira të  shtatëmbëdhjeta  të saj mundohen të paraqiten si  të afërta të Musines, duke u paraqitur si të persekutuara, kur në fakt, kanë qenë në shtresën e  të privilegjuarve të regjimit dhe as kanë dashur të dinë per kalvarin e Musines. Në të kundërt ….”, shkruan Demalia.

 

Postimi i plotë

Lëreni të qetë Musinen

E ndjera dhe simboli i moralit dhe ndershmërise intelektuale dhe stoike në kalvarin e Golgotës se jetës  së saj. E burgosur 16 vjet dhe e interrnuar 22 vjet, gjithmonë në vetmi, pa i’u  afruar kurrë askush, as  nga të afërmit e saj, madje e braktisur qe te ruanin veten, as ndonjë  letër, se për  ta ndihmuar nuk bëhej fjalë.

Sot, kushërira të  shtatëmbëdhjeta  të saj mundohen të paraqiten si  të afërta të Musines, duke u paraqitur si të persekutuara, kur në fakt, kanë qenë në shtresën e  të privilegjuarve të regjimit dhe as kanë dashur të dinë per kalvarin e Musines. Në të kundërt ….

Kjo është sa Imorale dhe e neveritëshme, ku paftyrësia arrin kulmin!  Me  plagët, vuajtjet, moralin, qëndresën e Musines, duan t’i veshin si vlera të tyre në karnaval-llëkun e tyre demo(n)kratik.

Në epilogun e saj, Musineja ka shkruar:

“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej.

Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit.

Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç’domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura