“Lëreni egon e shqiptarit”- Stresi i vetëizoluar në Greqi jep mesazhin: Për herë të parë të bëhemi të gjithë bashkë

Mar 19, 2020 | 17:03
SHPËRNDAJE

Stresi është mes presonazheve të njohur që ka dhënë mesazhe sensibilizmi për shqiptarët që të zbatojnë rregullat e qeverisë për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Reperi, i cili është vetëizoluar në Greqi, u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të lënë egon e shqiptarit dhe të të mos dalin.

Gjithashtu kërkoi që kjo pandemi globale të mos neglizhohet, pasi disa mund ta kalojnë por për disa të tjerë mund të jetë fatale.

“Ju kisha lutur lëreni egon e shqiptarit, hë se unë dua të dal. Ju kisha lutur që mos dilni, mos e neglizhoni aspak këtë epidemi, asnjë sekond sepse nuk e keni idenë si përhapet dhe kalon tek të gjithë njerëzit. Dikush mund ta kalojë dhe dikush tjetër jo. Respektoni vendimin që shteti shqiptar ka shpallur për gjithë shqiptarët. Të paktën njëherë në jetë të merremi vesh, të kuptohemi me njëri-tjetrin dhe t’ia dalim të gjithë bashkë motra vellëzër baballarë, të gjithë bashkë,”– tha ai në një lidhje telefonike me “Shqipëria Live”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura