“Lërë ekonominë, po shih atdheun se po ta merr greku”/ Rama-gazetarit: Merre Liken, Lulin dhe Monën me kanoe dhe bjereni edhe nga Vjosa pasi…

Sep 29, 2020 | 14:20
SHPËRNDAJE

Gjatë konferencës për shtyp mbi procesin e rindërtimit, kryeministri Edi Rama ironizoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe drejtuesit e opozitës në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.

Rama u shpreh se që të binin edhe nga Vjosa, për të cilën presidenti Meta ka bërë apel ditët e fundit që të mos ndërtohen hidrocentralet mbi të.

Ka edhe një koleg tuajin që po lexoj që thotë o Ramë, lërë ekonominë po shif atdheun se po ta merr greku. Një përgjigje shumë të thjeshtë. Atdheun nga greku mbroje me Liken, edhe Lulin, edhe Saliun, edhe Monikën me kanoe, mbroni atdheun nga grekët, bile bjeri edhe nga Vjosa se Iliri po mbron edhe Vjosën tani. Vazhdoni mbroni gjithë ujërat e Shqipërinë dhe nga grekët dhe gjithë armiqtë imagjinarë të Ilirit, Lulit, Saliut dhe Monikës”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura