“Lëpitë atë që nuk thuhet”, debat mes Bushatit dhe Gjatës: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona, do çojmë në burg të gjithë ata që…

Jan 16, 2020 | 22:32
SHPËRNDAJE

Analisti Andi Bushati dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, u përfshinë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ndërsa po flitej për marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës, e cila u arrit të martën.

Gjata tha se kjo marrëveshje u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat.

gjata bushati

‘Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje”, tha Gjata.

‘Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalori’- ndërhyri Bushati.

‘Të lutem, t’i lëmë metaforat. Unë nuk  ndërhyra kur folët ju’- iu kundërpërgjigj Gjata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura