Leonardo udhëtim “blic” në Paris, Milani do me patjetër mesfushorin e PSG-së

Aug 5, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Leonardo vazhdon të punojë në shumë pista, punën për të ringritur Milanin. Drejtori i Milanit, pas negociatave për Milinkoviç-Saviç, ka udhëtuar për në Paris, në një udhëtim blic për mesfushorin e ri të PSG, Adrien Rabio.

adrien rabio

Kontrata e 23-vjeçarit skadon pas një viti, por PSG e vlerëson në 30 milionë euro kartonin e tij. Shifër kjo shumë e lartë për Milanin, por duke parë marrëdhëniet e mira të Leonardos me presidentin Naser Al Kelaifi, mund të ketë një ulje.

Në programin e Leonardos ishte edhe një takim me nënën e Rabio, e cila është edhe menaxherja e tij. PSG kërkon që të rinovojë me futbollistin, por Rabio duket i vendosur për një eksperiencë të re. Milani i garanton atij akoma edhe më shumë hapësira se tek francezët. Gjithsesi, në orët në vazhdim pritet një përgjigje përfundimtare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura