Leonardo nuk ndalet me kthimin e legjendave: Në shtator vjen edhe Kaka

Aug 6, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Në konferencën e sotme për shtyp te Milani ku prezantohej Drejtori i ri Zhvillimit Strategjik, Paolo Maldini, të shumta ishin pyetjet edhe për Leonardon. Drejtori i Milanit, deklaroi se nuk ndalet këtu me rikthimin e legjendave në organet drejtuese të klubit, por në shtator pret edhe Kakanë.

leonardo

“Si ta them, unë e adhuroj atë. Është një nga të preferuarit emi. Kaka ka shprehur dëshirën për të mësuar detyrën si drejtues, si funksionojnë gjërat. Ai është Topi i Artë i fundit për Milanin, dhe ai do të jetë gjithmonë i lidhur me shoqërinë. Ai ka një dëshirë të madhe të jetë pranë, dhe ndoshta në shtator do të jetë në Milano. Ende nuk është asgjë përfundimtare, por ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e Milanit” – deklaroi Leonardo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura