Leonardo DiCaprio festoi ditëlindjen, e dini sa vjeç mbushi ‘fiksimi’ i të gjitha vajzave?

Nov 11, 2019 | 12:30
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Holliwood-ian, Leonardo DiCaprio, nuk ka rënë ende nga ‘froni’ i një ndër meshkujve më të pëlqyer. Ai rrëmbeu zemrat e të gjithëve me rolet e tij në kinema e film.

Në datën 11 nëntor Leo festoi ditëlindjen. Por a e dini sa vjeç ka mbushur ‘fiksimi’ i femrave? Ndoshta e pamundur për ta besuar por Leonardo DiCaprio është tashmë 45 vjeç!

Aktori është në një lidhje me Camila Morrone, vetëm 20 vjeç. Karriera e tij filloi që në moshën 16 vjeçare dhe roli i parë i tij ishte në serialin ‘Parents in blue jeans’ të cilat pasuan me dhjetëra të tjera duke e bërë atë një ndër aktorët më të suksesshëm në botën e kinematografisë botërore.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura