Leo Mesi i tërbuar me Laportën: Boll fole për mua!

May 28, 2022 | 10:58
SHPËRNDAJE

Në familjen Mesi janë të lodhur nga Joan Laporta.

ME

Qoftë Lioneli, ashtu sikurse babaimenaxher Horge, ndihen të frustruar nga fakti se në çdo lajm të përditshëm që mund të lidhë “Pleshtin” me Barcelonën, siç ka qenë edhe mundësia e rikthimit të bujshëm këtë verë apo plani për 2023-shin, kur katalanasit të kenë fuqizuar sërish arkat e tyre me para, ka bërë që argjentinasit të mos pranojnë të hyjnë më në gojën e presidentit të kuqebluve, madje duke folur edhe për prapaskena dhe shifra që, me sa duket, nuk ekzistojnë.

Dhe siç nënvizon madrilenia “Marca”, në orët e fundit vetë Lionel Mesi ka telefonuar Joan Laportën duke i thënë që ta frenojë së komentuari për të.

Madje, fantazisti i PSG-së ndihet njëkohësisht i përdorur nga miliarderi spanjoll, i cili edhe pse e dinte shumë mirë situatën financiare te Barcelona e përdori imazhin dhe mundësinë e rinovimit të Mesit në “Kamp Nou” vetëm për të marrë votat që i duheshin për presidencën dhe më pas ta lëshonte rrugëve të Parisit ish-numrin 10.

Burimet në fjalë flasin për një telefonatë nervoze mes Laportës dhe babait të Lionelit, me Horgen Mesin i cili ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë, nëse presidenti i Barcelonës vazhdon të komentojë situatat e “Pleshtit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura